Alvini nuk është i vetmi! 51 fëmijë shqiptarë ndodhen në Siri dhe ju rrezikohet jeta!

Alvin Berisha nuk është djaloshi i vetëm që ndodhet në Siri, ku rrezikon jetën në kampet atje!

Gazetari Flamur Vezaj ka deklaruar sot se në Siri ndodhet rreth 51 fëmijë që ndodhen në Siri, 31 prej të cilave kanë shkuar me prindërit atje dhe pjesa tjetër kanë lindur atje.

Në një postim në Instagram ai shprehet se për të gjithe këta fëmijë, shumë prej të cilëve tani janë jetimë, nuk kujtohet askush!

“Edhe në kohën kur SHBA-ja bëri thirrje që secili shtet të marrë shtetasit e tij nga kampet e kurdëve, qeveria shqiptare nuk pranoi t’i pajise me dokumente dhe t’i kthejë në Shqipëri siç bëri Kosova”, shprehet ai.

Historia e Alvinit 11-vjeçar, i cili u dërgua në Siri nga nëna e tij e radikalizuar 5 vite më parë u transmetua në puntatën e fundit të emisioni “Le Iene” në Itali, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Share With:
Translate »
464 Views