“Aman të bëjmë dhe 2 fëmijë”, Ermali i lutet Amit në mes të emisionit

Çifti shumë i dashur për publikun, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska kanë krijuar familjen e tyre dhe janë prindër të dy fëmijëve, Joeli dhe Sia. Mirëpo si çdo çift edhe ata kanë menduar nëse do të bëhen me fëmijë të tjerë apo do e lënë me kaq. Ermali u shpreh se do të donte edhe dy fëmijë, por Ami nuk ishte me këtë ide.

“Kur mendoj që koha ikën kaq shpejt, do kalojnë vitet, do bëhemi gjyshër, do ta duam shtëpinë plot me nipër dhe mbesa, do themi pse s’bëmë edhe një, pse s’bëmë edhe dy, do t’i kishim fëmijët pranë. Por i kemi të gjitha mundësitë që ta lëmë me kaq sepse kemi një djalë të mrekullueshëm, kemi një vajzë që e donim aq shumë dhe më në fund e kemi sepse fëmijën e parë e kemi dashur vajzë”, u shpreh Ami.

“Aman a mund t’i kemi edhe dy fëmijë të tjerë? Edhe 2, edhe 2”, thërriste Ermali duke shprehur kështu dëshirën e madhe për të pasur më shumë fëmijë.

“Jemi një familje ideale kështu siç jemi sepse fëmija do shumë impenjim, jo vetëm ta lindësh por dhe të investosh për të, është rrugë e gjatë përpara. Mendoj që duhet t’i kushtojmë vëmendjen e duhur, t’i mbështesim në jetë”, u shpreh Ami ndërsa Ermali vazhdoi të insistonte.

Share With:
Translate »
631 Views