Vëmendje prindër: Ja si ja shpjegoi Ami Joelit si lindin fëmijët

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Ami ka folur për herë të parë për ardhjen në jetë të Sias dhe si e priti Joeli motrën. Që vogëlushi të mos mendonte se Sia do i merrte të gjithë vëmendjen, Ami dhe Ermali kanë bërë një punë të madhe përgatitore.

“Me djalin është bërë një punë shumë e madhe në kohën kur unë isha shtatzënë. Çdo natë i thonim natën e mirë motrës. Ai u mësua me idenë që do kishte një motër, që do e përkëdhelte, që do ishte shoqja e tij më e mirë, tregonim histori për motrën dhe u mësua me idenë dhe nga fundi mezi po priste që motra të vinte në jetë.

Ditët e fundit u bëra si tullumbac aq shumë mu frye barku dhe Joeli e kuptoi që motra do vinte së shpejti. Unë i thoja motra do dalë nga barku si ajo kutia që sjellë babagjyshi.

Joeli ma përkëdheli barkun dhe më tha: Mami nuk dua që të të dhembë barku kur ta nxjerrin doktorët motrën. Kjo gjë më bëri të lumtur por edhe më bëri të kuptoj që djali jonë është rritur”, tregoi Ami.

“Ne përdorëm një teknikë që ndoshta mund ta bëni edhe ju. Ditën që ka lindur vajza ne sollëm një dhuratë, një kasë motorri për djalin dhe i thamë këtë dhuratën ta ka sjellë motra. Ai nuk po kuptonte dhe tha si ma ka sjellë. I thashë babi e çoi me email dhuratën me porosi”, tregoi Ermali.

Share With:
Translate »
792 Views