Amaris, vajza e Sonila Meços e përmbush listën e gjërave që duhet të bëjë një 6-vjeçar

Mënyra më e mirë për t’i rritur fëmijët siç duhet dhe duke  i nxitur të arrijnë të gjitha qëllimet e tyre është t’u bësh një listë me gjërat që duhet të bëjnë dhe të punojnë për t’i realizuar.

Këtë gjë ka bërë gazetarja e njohur Sonila Meço, e cila ka shpërndarë në Instagram foton e të bijës, Amaris, të hipur në një kalë dhe shkruan: “Dhe kështu plotësuam listën e gjërave që një fëmijë ia vlen të bëjë deri në moshën 6-vjeçare”.

Kur Amarisi i vogël ka arritur të plotësojë dëshirat e saj që ka për moshën 6-vjeçare, imagjinoni ç’do të bëjë kur të rritet…me shumë mundësi do t’ia kalojë edhe mami Sonilës. Dhe të gjithë do të jenë të lumtur për këtë. /Blitz.al/

Share With:
Translate »
720 Views