Ami sapo na bëri të kuptojmë se sa e bukur do të jetë e bija, jo vetëm nga nepsi i mamit

Ami ka hyrë në tremujorin e dytë të shtatzanisë dhe është bërë akoma më e bukur. Para pak kohësh kemi mësuar se Joeli do të bëhet me një motër të vogël. Dhe teksa familja po pushon jashtë Shqipërisë, në një dyqan suveniresh, Ami ka fotografuar personazhet prej pellushi të filmit të animuar “E bukura dhe Bisha”. Të gjithë e keni parasysh vajzën bukuroshe të filmit për fëmijë por duke parë se sa e bukur është Ami, vogëlushja që pritet të vijë në jetë është përtej imagjinatës. Por nuk mjafton vetëm geni por edhe ushqimi i mirë.

Dhe siç duket nga fotot e mëposhtme, nepsi i Amit paska shije të rafinuar. Tortelini, karkaleca dhe tartuf i freskët… një menu e pasur dhe e shëndetshme si për mamin ashtu edhe për të voglën. Urojmë që shtatzania të shkojë mbarë! /Kids’ Time

Share With:



1054 Views