Kështu priten bebet e porsalindura në Finlandë

Pak pasi ka lindur bebja në Finlandë, atyre u jepet një dhuratë në shteti. Bëhet fjalë për një kuti kartoni të mbushur jo me gjëra marketingu apo fletushka, por me gjëra vërtet të rëndësishme për javët e para të jetës së foshnjës. Rroba, përfshirë një kostum për dimër, kapele dhe dorashka, të gjitha me ngjyra që nuk ndajnë gjininë. Peshqirë, një termometër dhe një libër fotosh.

Për shumë fëmijë, kutia në vetvete bëhet krevati i tyre i parë. Çdo foshnjë, e pasur apo e varfër, nga familje të ngritura ose jo, i destinuar për të qenë apo jo një lider në të ardhmen, e fillon jetën në të njëjtën mënyrë. Mund të thuhet me pak fjalë se finlandezët lindin të barabartë.

Në Shqipëri, pavarësisht vendimit se për çdo foshnjë të lindur familja do të marrë 5000 lekë, shumë prej tyre këto para nuk i kanë marrë kurrë. /Kids’ Time

Share With:



767 Views