Ami sapo na zbuloi dhuratën e stafit për Sian dhe nuk është vetëm për të

Tani u mësuam të gjithë me praninë e Sias në jetën tonë. Edhe pse ndodhi kaq shpejt, ajo ende është vetëm disa ditëshe dhe nuk ka marrë të gjitha dhuratat për ardhjen në jetë.

Dhurata e rradhës ishte nga stafi i Amit. Ka qenë Ami ajo që e ka ndarë surprizën e bukur me ne nëpërmjet dy fotove. Të zgjedhësh dhuratën për një të porsalindur është e vështirë por jo e pamundur. Një set me robdeshampë për të gjithë familjen, me emrat e qëndisur në to: “Ermal, Amarda, Joel dhe Sia”.

Por si për të dalluar që arsyeja e dhuratës ishte Sia, peshqiri i saj është ngjyrë rozë. T’i mbajnë me shëndet familja dhe qofshin gjithmonë të bashkuar! /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
689 Views