Edhe pse në prag të lindjes, Kate Middleton nuk heq dorë nga takat

Që Kate Middleton është një ikonë e stilit, kjo nuk ka asnjë dyshim, por gjëja që vazhdon të befasojë publikun është paraqitja e saj perfekte edhe gjatë shtatzënisë.

Me barkun e fryrë dhe vetëm pak javë përpara lindjes së fëmijës së tretë, dukesha shfaqet me veshje që janë njëra më elegante se tjetra, pa hequr dorë nga stili i saj e pa zbritur kurrë nga takat.

Nga fustani i gjatë jeshil me të cilin parakaloi në tapetin e kuq të BAFTA-s, në parqitjen më “casual” për një event sportiv, veshjet e bashkëshortes së Princit Uilliam ngjallin gjithmonë adhurim. Por, ato që godasin më shumë janë këpucët, qofshin Jimmy Choo apo Prada, ajo që nuk mungon kurrë është taka e lartë.

Sa i përket veshjeve, Middleton zgjedh shpesh krijimet shik të Séraphine dhe elegancën e rafinuar të Jenny Packham, e cila krijoi posaçërisht për të një komplet mente dhe një tjetër të ngjashëm blu marinë. Së fundmi, vihet re preferenca e saj për nuancat e blusë e kjo ka nxitur spekulimet se mos ndoshta Kate po kërkon të përcjellë një mesazh të caktuar…

Gjinia e fëmijës së tretë të Kate dhe Uilliam nuk është zbuluar dhe ka nga ata që spekulojnë se mund të bëhet fjalë për binjakë. Ata janë prindër të Princit George dhe Princeshës Charlotte.

Share With:
Translate »
516 Views