Anaidi i Big Brother qenka bërë baba dhe ne nuk dinim asgjë

Pas një mungese të gjatë në television, i ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites ‘Ftesë në 5’ nga Bieta Sulo, ishte Anaid Kaloti, ish banori i ‘Big Brother’. Ai ka folur gjerë e gjatë për disa nga projektet e tij si dhe ka rrëfyer një histori që padyshim ka ardhur e papritur për të gjithë.

Anaidi ka treguar se është baba i një vajze 3 vjeçare mirëpo ka mësuar për ekzistencën e saj kur ajo ishte 1 vjeç. Po ashtu ai ka ndarë në studio detaje të tjera nga kjo histori.

Ish banori i ‘Big Brother’ ka rrëfyer se vogëlushja ka ardhur në jetë nga një marrëdhënie e dy personave që nuk kanë ndjerë dashuri për njëri-tjetrin, kjo është dhe arsyeja pse ai nuk ka qenë në dijeni. Tani e bija është kthyer në dashurinë më të madhe të jetës së tij dhe kalon shumë kohë me të.

Share With:



228 Views