Andrra? Ditëlindjen e Sinanit e organizoi Ansi…

Kush pyeti për Andrrën? Ishte gjatë gjithë ditës e impenjuar për t’i dhuruar të dashurit të jetës një festë të pazakontë. Si çdo vit që kur ata të dy janë bashkë, Andrra është sërish e paparashikuar. Sa herë dita ka emrin e Sinanit, një ditëlindje, një përvjetor a një gëzim të veçantë për të, e para që angazhohet për t’i dhuruar diçka speciale është Andrra. Me rastin e 42-vjetorit të lindjes, Andrra i ka mbledhur të gjithë miqtë dhe të afërmit në një festë surprizë për bashkëshortin. Por pavarësisht se e gjitha merita është e bukuroshes, dedikimet janë të gjitha në emrin e Ansit, ndërsa ky i fundit nuk u pa në festë. Eh… kush ka fëmijë e kupton që emri i bashkëshortit kthehet në babi pastaj… Gëzimin për këtë datë të shënuar, Andrra e ka ndarë edhe në Instagram duke postuar foto dhe video nga festa me një dedikim special: “Gëzuar ditëlindjen thesari i zemrës sime! Fjalët s’do mundeshin kurrsesi të jepnin të plotë portretin e dashurisë që zemra ime mbart për ty. Sa herë thellohem në sytë e tu, humbem sikur në botë të frymonim vetëm ne të dy. Ne çdo moment të ndiej në pafundësinë time. Të dua aq sa s’mund të thuhet, mendohet, imagjinohet…” E veçanta e festës është, pa dyshim, torta e ditëlindjes, e cila është menduar edhe këtë herë brenda muzikës, me mikrofonin, pianon dhe çelësin Sol. Natyrisht, nuk mund të mungojë aty urimi i Andrrës për njeriun e zemrës.

Share With:
Translate »
1342 Views