Renèe i futet muzikës, do të ndjekë gjurmët e familjes…
Vogëlushja e njohur Renee, është pa dyshim dashuria më e madhe e mami Norës dhe babi Robertit. Çifti i njohur kudo në rrjetet sociale postojnë foto me të voglën e tyre. Ajo tashmë është rritur dhe pozon së bashku me Norën si një vajzë e madhe. Nora, Roberti dhe Renee këto ditë ndodhen në Turqi ku po shijojnë pushimet si një familje e vërtetë. Këngëtarja e njohur, e cila është mjaft e angazhuar gjatë verës, duket se po e shijon jashtë mase këtë periudhë së bashku me të bijën pasi vazhdimisht poston foto vetëm me të. Renee tashmë rritur dhe është bërë një princeshë e vërtetë, përvec kësaj ajo duket se do të ecë në hapat e prindërve përsa i përket karrierës sepse shihet shumë shpesh duke kënduar (si në videon më poshtë) madje edhe në gjuhën angleze.