“Do të mbushte 10 vjeç…” – Fjalët prekëse të Sidrit Bejlerit për vajzën e tij të ndjerë
Thonë që dhimbja më e madhe për një prind është të shohë fëmijën të vuajë e për më tepër ta përcjellë në botën tjetër. Ndoshta pak nga ju e dini që këtë dhimbje të madhe e ka përjetuar edhe këngëtari Sidrit Bejleri. E vogla e tij, Sofi ndërroi jetë pas betejës me një sëmundje gjaku.
Sot, në ditëlindjen e dhjetë të saj, Sidriti postoi një foto portret të së bijës në Instagram dhe frymëzoi të gjithë me fjalët e tij:
“Kjo është Sofi Sidrit Merjem Bejleri.
Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë Zoti!
Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqishmërinë e Tij e mori, ashtu dhe siç na e dha…
Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t’ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij…
Se nuk ikën domosdoshmërisht, plaku para të riut, i sëmuri para të shëndetshmit dhe prindi para fëmijës…
Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë.
Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi.
Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme!” /Kids’ Time