Angelina në prag të vdekjes? Jo! Në Disneyland me fëmijët…

Së fundi u fol se Angelina Jolie është dobësuar shumë dhe se po kalon ditë të këqija. Madje, u spekulua se ajo është buzë vdekjes, pasi nuk peshon më shumë se 35 kilogramë. Të gjitha këto po dalin të jenë vetëm thashetheme, pasi ylli i kinematografisë po duket të jetë shëndosh e mirë, biles duke ju gëzuar jetës. Angelina Jolie këto ditë është fotografuar gjatë një udhëtim në Disneyland bashkë me fëmijët e saj, ku është argëtuar pa fund. Vizita është kryer me rastin e ditëlindjes së binjakëve të saj. Të pranishmit thanë se Angelina dukej shumë mirë dhe aspak e mërzitur siç është raportuar.

 

Share With:
Translate »
1344 Views