Njëri nga binjakët lind me këmishë, moment i papërshkrueshëm me fjalë

Kur një fëmijë vjen në jetë, përshkruhet si një mrekulli. Por duhet pranuar se disa lindje janë më të mrekullueshme se të tjerat. Fotografja e lindjeve, Leilani Rogers, kapi një moment në aparatin e saj ndërsa po fotografonte një lindje në shtëpi të një nëne që priste binjakë. Ndërsa ajo ishte duke hyrë në dhomë, as nuk e vuri re se njëri prej binjakëve ishte fshehur “në qese”. “Ishte një nga lindjet më të bukura që kam fotografuar ndonjëherë. Ishte errësirë, dhoma ishte e vogël, por nuk hezitova të shkoja të kapja momentin (isha në punë). Nuk kisha kohë për ta parë “qesen”, ndaj vazhdoja të shkrepja”, – tregon Roger pas publikimit të fotove. Sidoqoftë, ajo arriti të kapë dy fotografi të binjakut të dytë, me “këmishë”, të cilën mamia zakonisht e çan menjëherë pas lindjes. Lindja “me këmishë” ndodh një herë në 80 000 lindje. Normalisht, pas lindjes, “këmisha” çahet dhe lëngjet që përmban ajo dalin jashtë. Por ndodh rrallë që kordoni mund të mbetet i lidhur pas qafës së foshnjës. Lindje të tilla janë më të shpeshta te lindjet e parakohshme dhe konsiderohen nga të gjithë si lindje me fat.

Share With:
Translate »
1994 Views