Anila, Anna dhe Arditi, fotoja e përfundimit të Këngës Magjike që nuk duhet humbur

Edicioni i 20 i Këngës Magjike u mbyll mbrëmë me sukses ku triumfoi Flori Mumajesi. Por pesha më e madhe e mbarvajtjes së spektaklit dhe gjithçkaje tjetër rëndonte sigurisht mbi Arditin. Këto muaj duhet të kenë qënë tejet intensiv për showmen-in shqiptar, duke i munguar ndoshta edhe familjes me orë të zgjaura.
Por suksesi i tij pikërisht këtu qëndron, tek mbështetja e pakushtëzuar që merr nga bashkëshortja Anila, vogëlushja Anna, i biri Jon e së fundmi nga nusja e djalit Merlin.
Ndërsa këta dy të fundit e kanë ndjekur nga Amerika, Anna dhe Anila kanë qënë shumë afër Arditit në të gjitha aspektet.
Dhe pas gjithë atij suksesi nuk mund të mungonte kjo foto kaq e bukur pas mbylljes së spektaklit.
“Kuptimi i gjithçkaje pse ndodh” ka shkruar Arditi në dedikimin për dy femrat më të rëndësishme të tij. /Kids’Time/

View this post on Instagram

Familja Gjebrea ❤️

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

 

Share With:
Translate »
777 Views