Anna Gjebrea një talent në muzikë si babi, Arditi ndan me të gjithë videon nga koncerti i shkollës

Ndonëse është ende e vogël, duket se Ana Gjebrea gëzon po të njëjtin talent në muzikë, si babai i saj, Ardit Gjebrea. Moderatori ka ndarë shpeshherë momente teksa vajza ka qenë duke kënduar, ndërsa dy vite më parë ai performoi së bashku me Anën në skenën e ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Për ty’.

Pak më parë Gjebrea ka publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’ një video të Anës duke kënduar në koncertin e shkollës e veshur me motivet e flamurit për festa.

“Ana sot në koncertin e shkollës”, ka shkruar Gjebrea krah videos së fundit në rrjetet sociale. Si çdo herë tjetër fansat e Arditit e kanë pëlqyer videon dhe nuk kanë ngurruar ta përgëzojnë moderatorin për talentin e vajzës.

Share With:
Translate »
1587 Views