Anthony Hopkins mohon vajzën e tij të vetme

Aktori i famshëm britanik ka shokuar publikun dhe fansat e tij me deklaratën e fundit. Në një intervistë të dhënë, ai ka treguar publikisht se e ka mohuar vajzën e tij të vetme.

80-vjeçari dhe ish-partnerja e tij Petronella Barker janë prindër të një vajzë të ardhur në jetë në vitin 1969. E lindur si Abigail Hopkins, por e njohur me mbiemrin e ri Harrison, vajza e vetme e aktorit sapo është mohuar nga babai i saj.

Ai u shpreh se nuk i intereson nëse ka një vajzë dhe aq më pak nëse vajza e tij tashmë është bërë mama. Anthony e ka braktisur atë që 14-muajshe, por megjithatë e ka ndihmuar të ketë një karrierë si aktore, duke e përfshirë në 2 filma të tij. Abigail, e cila është 48-vjeçe, kohë më parë ka treguar se thuajse kreu vetëvrasje nga marrëdhënia e shtirur që kishte me babanë e saj.

Sipas saj, Hopkins është një njeri i tmerrshëm dhe i pashpirt, i cili mendon vetëm për veten e tij.

Share With:
Translate »
558 Views