Momenti i tmerrshëm kur 4-vjeçari sulmohet nga pitbulli: Shpëton mrekullisht

Ky është momenti rrëqethës kur një kalimtar rasti ia del ta shpëtojë një fëmijë të vogël, të cilin e kafshoi një pitbull në një qytet në Kinë Qeni ishte i lidhur me zinxhir në një pemë, kur kafshoi katërvjeçarin i cili po kalonte afër tij. Në momentin që një kalimtar rasti dhe pronari i qenit panë se po rrezikohej jeta e fëmijës, së bashku e larguan qenin me forcë. Për fat të mirë vogëlushi i ka shpëtuar më të keqes, edhe pse ka pësuar lëndime në këmbë. Ndërkohë, të gjithë këtë ngjarje me pamje rrëqethëse, e ka xhiruar një kalimtar.

Share With:
Translate »
828 Views