Anxhela Peristeri ka një arsye të fortë për të mos u martuar

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar sot në emisionin “Wake Up” me Eno Popin dhe Isli Islamin. Ajo ka folur për shumë gjëra, përfshirë këtu edhe disa detaje nga jeta private.

Një detaj interesant ishte afërsia e madhe që Anxhela ka me prindërit e saj, ku sipas këngëtares, nuk e dinte a do martohej dot. Ajo tregoi se jetonte ende me prindërit, dhe se i vetmi rast kur ishte shkëputur prej tyre ka qenë në moshën 20 vjeçare kur ajo shkoi drejt Greqisë.

‘Unë jetoj ende me prindërit. Vetëm babi ka të drejtën të më zgjoj nga gjumi, askush tjetër. Kemi qenë gjithmonë shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kur isha 20-vjeç që shkova në Greqi sikur u bëra pak më e pavarur.” – tha ajo.

Ajo tregoi se ishte aq e afërt me ta sa nuk dinte më nëse një ditë do të martohej ndonjëherë. E pyetur nga Isli nëse ishte apo jo në një marrëdhënie, Anxhela u përpoq ta anashkalonte këtë temë duke thënë thjesht “jam single”.

Share With:
Translate »
1072 Views