Studiuesit: Fëmijët, 90 minuta jashtë shtëpisë për të ruajtur shikimin

Miliona fëmijë në gjithë botën rrezikohen pafund për shkak se kanë reduktuar orët e qëndrimit jashtë shtëpisë thotë një studiues. David Allamby është një okulist shumë i njohur në Londër dhe ai ka paralajmëruar të gjithë prindërit se mungesa e dritës së diellit mund t’i çojë fëmijët në miopi. Duke ndenjur gjatë në shtëpi përpara telefonit, si fillim tek fëmijët mund të shkaktohet miopi e më keq akoma edhe verbëri. Okulisti David e dha këtë paralajmërim pas një publikimi ku thuhej se fëmijët shpenzojnë vetëm 16 minuta jashtë shtëpisë në dritë natyrale. Fëmijët që janë shumë të dhënë pas celularëve duhet që t’i heqin patjetër nga duart dhe të qëndrojnë të paktën 90 minuta jashtë për të pasur shikim të shëndetshëm. Prandaj të gjithë prindërit duhet të tregojnë kujdes të madh nëse nuk duan që në të ardhmen fëmijët e tyre të rrezikohen seriozisht nga shikimi.

Share With:
Translate »
691 Views