Arbana Osmani rrëfen bullizmin: Unë, vajza nga Burreli që ia doli!

Arbana Osmani ka rrëfyer për herë të parë, se në adoleshencë ka përjetuar bullizëm. Gjatë emisionit të saj Dua të të bëj të lumtur, ku u trajtua historia e Paolës, cila për shumë kohë ka rënë pre e bullizmit në shkollë dhe shoqëri, moderatorja rrëfeu se edhe ajo dikur është përballur me përbuzje.

“Edhe unë kam qenë pre e bullizmit. Kjo vajza që shikon ti në televizion që duket sikur i ka të gjitha gjërat, i bën të gjitha, jo, edhe unë kam qenë e pasigurt si ti kur kam qenë në gjimnaz. Edhe mua më kanë sharë si ti në gjimnaz.

Arbana Osmani rrëfen bullizmin: Unë, vajza nga Burreli që ia

Erdhi kjo nga Burreli, u bë kjo. Dhe u bëra me thënë të drejtën. Edhe atyre që më kanë thënë atëherë u bë kjo, një shkelje syri nga kamera. Kështu edhe ti atyre gocave”, rrëfeu Arbana.

Arbana Osmani rrëfen bullizmin: Unë, vajza nga Burreli që ia

Aktualisht ajo është një ndër moderatorët më të njohura dhe të preferuara të Top Channel, ekran ku nuk ka lëvizur që prej daljes së saj të parë, para dy dekadash.

Share With:
Translate »
542 Views