Të gjithë prindërit të zhdukin këtë objekt nga shtëpia! 4-vjeçari e gëlltiti, i shpoi mushkëritë dhe vdiq

Një nënë ka treguar historinë e saj të dhimbshme  duke këshilluar gjithashtu të gjithë prindërit që të heqin nga shtëpia të gjitha pineskat sepse djali i saj gjeti vdekjen nga ky objekt.

“Ky ishte një aksident fatal. Ajo që dua të bëj është që të parandaloj të tjetër të kalojnë atë që po kaloj unë. Është shumë normale që pineskat të gjenden në çdo shtëpi pasi ato shërbejnë për të varur postera në mur, korniza, drita Krishtlindjesh, kalendarë etj, por ato duhet të zhduken menjëherë nga shtëpia. Fëmija i vogël mund t’i marrë, t’i fusë në gojë, t’i gëlltisë dhe t’i shpohen mushkëritë”– thotë ajo.

Ayla Rutherford mes lotësh tregon se në momentin e incidentit ajo ishe duke bërë dush ku dëgjoi vetëm të bërtiturat e bashkëshortit 29-vjeçar

Josh po përpiqej t’i hiqte djalit të vogël Axel objektin që kishte gëlltitur, por ishte e pamundur.

Axel humbi ndjenjat, u bë blu në fytyrë dhe u dërgua menjëherë në spitalin e fëmijëve Mary Bridge në Tacoma.

Mjekët zbuluan se Axel nuk ishte mbytur, por kishte gëlltitur një pineskë gjë që gjendet rëndom në shtëpitë e çdokujt dhe i kishte shpuar mushkërinë e majtë, duke i bllokuar kështu frymëmarrjen.

Ai qëndroi i shtruar në spital një javë ku përjetoi 4 vdekje klinike dhe më pas ndërroi jetë një krahët e prindërve.

Share With:
Translate »
1170 Views