“Kam histori nga fëmijëria që me të vërtetë trondit”, Ana e Përputhen: Do thoshit sa gjynah kjo

Ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” në qendër të saj ishte ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi. Asaj i janë bërë pyetje të ndryshme në lidhje me historinë e saj, të cilën ende nuk e ka treguar për publikun.

“Si ka mundësi që të gjithëve ju ke nxjerrë sekrete dhe ti nuk ke thënë asgjë? Hyje në labirintin e të tjerëve, por vetë nuk fole?”, e pyeti ish-konkurrentja Shqipe Hysenaj.

Ana tha se nuk ka nxjerrë sekrete kush e di se çfarë, por thjeshtë i kanë besuar asaj për disa gjëra.

“I kuptoj, ndoshta pasi edhe vetë kam një të kaluar jo shumë të bukur. Por jam shumë krenare për të shkuarën dhe gocën që jam sot. Kam histori që me të vërtetë trondit, nëse do e thosha pa censurë. E kam përqafuar atë të shkuar, dhe kam nisur të ec para. Nuk e kam thënë ende se ndoshta nuk kam gjetur momentin dhe vendin e duhur. Por me siguri që një ditë do ta bëj, por deri tani nuk jam ndjerë rehat.

Nëse ende nuk ua kam besuar as miqve të mi, se e dinë shumë pak njerëz, nuk e kam bërë pasi dua që të njihnin Anën që është sot, nuk kam dashur të më shohin për gjynah. Por të më shohin kështu si jam unë tani, me të mirat dhe të këqijat e mia”, tha Ana.

Ajo shtoi se me historinë do qanin edhe njerëzit që e kanë sharë, e madje do thoshin sa gjynah.

“Nëse nuk më keni qejf, duhet të keni një arsye, por jo kot. Nuk dua që këto njerëz që nuk më duan, të më kenë qejf për shkak të historisë sime. Ka shumë dhunë dhe rrugë, por jo prostitucion”, tha Ana.

Share With:
Translate »
423 Views