Arbana Xharra: “Sa prej nesh kanë parë dikë që torturon gruan a fëmijën e s’kanë ba za?”

Dhuna në familje vijon të mbetet një problem i madh në shoqërinë shqiptare, që në shumë zona vuan nga mendësi ende të prapambetura.

Gruaja e fëmija janë në shumicën e rasteve ata që përjetojnë këtë dhunë.

Por çfarë kemi bërë neve në shumë raste kur kemi hasur probleme të tilla?

Gazetarja Arbana Xharra i bën thirrje ndërgjegjes kolektive të reagojë në raste të tilla:

“Sa prej nesh kanë njohur të paktën një në familje apo fqinj që torturon gruan e tij dhe s’ka ba za? Fëmijët janë rrah, prej babës, nana s’ka guxu me hapë gojën. Çika është rrah prej babës, prej vëllaut e më pas edhe prej burrit. S’ka folë kush. “Hajt se dajaku ka dal prej xhehnetit”, sa herë e kemi dëgju këtë arsyetim?! Të ka rrah kojshija pse si fëmijë ia ke gjujte topin në bahçe, të ka rrah mesuesi/mesuesja me thupër gishtave. Shumica prej nesh jemi dëshmitarë të këtyre skenave dhe nuk kemi ba za. Edhe instinktivisht me të shku mendja me reagu, heshtja kolektive të ka step. Kështu që rrjedhimisht indiferenca ndaj dhimbjes dhe vuajtjes për tjetrin e ka rikthyer dhunën në normalitet. E kur këto skena të bëhen përditshmëri, ftohtësia të kaplon edhe kur para këmbëve t’ua jep shpirt një qenie njerëzore”,- shkruan gazetarja e mirënjohur në Kosovë.

Share With:
Translate »
764 Views