Dafina Zeqiri ka një dedikim prekës për mamin dhe motrën

Dafina Zeqiri është një prej këngëtareve më të dashura në Shqipëri dhe Kosovë, dhe si e tillë ajo është përpjekur të qendrojë shumë aktive në rrjetet sociale në mënyrë që të jetë në kontakt me fansat  e saj. Por sot për këngëtaren është një ditë e veçantë, pasi motra e saj feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk mund të mungonte edhe një urim special. Dafina ka postuar një foto me motrën e saj, duke i shkruar edhe një dedikim prekës për këtë ditë të veçantë. “Sepse është ditëlindja jote motra ime e bukur. Të dua shumë, përgjithmonë dhe ti e di këtë. Ty dhe mamit ju premtoj botën. Koha jonë ka ardhur dhe ju dyja meritoni universin. Ju dua shumë” ka shkruar Dafina

Share With:
Translate »
1909 Views