Arbenita dhe Fero po bashkëjetojnë! Shanset për të patur një fëmijë? Pse jo!

Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani dhe modelja Arbenita Ismajli po bashkëjetojnë! I ftuar së fundmi në emisionin NIN, Fero u pyet në lidhje me romancën e shumëpërfolur të tij. Duket se gjërat janë vërtet serioze, aq sa reperi nuk përjashton mundësinë pse jo, edhe të një fëmije.

A është në planet e çiftit, krijimi i një famileje, ishte pyeja që iu bë Feronitit, nisur nga zërat e shumtë që përflasin një shtatzëni të Arbenitës.

“Përderisa jemi duke bashkëjetuar, duhemi shumë, ka mundësi edhe për krijimin e familjes”, u shpreh ai.

Së fundmi, postimet e dyshes kanë qenë të shumta. Më 24 janar, Arbenita publikoi një foto të tyre shumë private, në të cilën shfaqeshin të shtrirë në krevat përkrah njëri-tjetrit. Siç duket për të tilla imazhe ka dorë Fero dhe Arbenita tregoi se atij i pëlqen shumë që ta kapë në fotografi kur ajo është duke fjetur.

“Nuk e di pse ka kaq shumë qejf të bëj foto kur unë jam duke fjetur”, shkroi ajo.

Kujtojmë se disa javë më parë u raportua se Fero dhe Arbenita kishin kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, por sipas burimeve, këtë gjë e dinë një rreth shumë i ngushtë i familjarëve e miqve të tyre.

Share With:
Translate »
294 Views