Archie do të jetë princ me apo pa pëlqimin e Princ Harry-t dhe Meghan Markle, flasin ekspertët

Vendimi i Princ Harry-t dhe Meghan Markle për të hequr dorë nga titujt mbretërorë, ishte pjesërisht për shkak të dëshirës së tyre për ta rritur djalin, Archie, si një qytetar të pavarur. Sidoqoftë, Archie është i destinuar të bëhet princ, pavarësisht nëse prindërit e tij e pëlqejnë apo jo.

Archie kishte të drejtë të merrte titullin ‘Earl of Dumbarton’ të Princ Harry-t, prindërit e tij vendosën të mos e përdornin atë dhe në certifikatën e tij të lindjes, ai është regjistruar si Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Megjithë, Archie është ende i destinuar të jetë një dukë dhe një princ, sipas ekspertëve mbretërorë. Archie do të trashëgojë titullin e Princ Harry-t, ‘Duka e Sussex’ pas vdekjes së babait të tij.

Ai gjithashtu është i destinuar të bëhet princ kur gjyshja e tij, Mbretëresha Elizabeta II, të ndërrojë jetë.

Eksperti MacMarthanne po shkruan një doctorate, e cila përfshin monarkinë britanike dhe i tha ‘Express.co.uk’: “Archie, me vdekjen e babait të tij, do të bëhet Duka i Sussex.” Sipas Z. MacMarthanne gjërat do të ndryshojnë në mënyrë dramatike për Archie kur Mbretëresha të vdesë.

“Në atë moment, me ligj, Archie do të bëhet, nëse ai zgjedh të jetë apo jo, Madhëria e tij, Prince Archie i Sussex për jetë.”- tha ai.

Sidoqoftë, titulli ‘Madhëria e tij’ i Archie mbaron me të dhe nuk do të trashëgohet te pasardhësit e tij.

Çifti, Princ Harry dhe Meghan Markle, ka hyrë tani në një periudhë gjyqësore një vjeçare, kushtet e së cilës do të rishikohen nga Mbretëresha për një vit.

Share With:



203 Views