Armina Mevlani flet për herë të parë për “shtatzëninë” dhe planet e saj të dasmës

Prej kohësh në mediat rozë qarkullon lajmi se Armina Mevlani është shtatzënë.

Por, vetë blogerja i ka shuar zërat, duke folur për herë të parë për këtë temë. Në një lidhje telefonike në “Pop Culture”, Armina e përgënjeshtroi kategorikisht lajmin.

“Nuk është aspak i vërtetë. Njerëzit kanë shumë kureshtje që te gjërat personale të shkojnë përtej kufijve, duke përdorur foto nga më të ndryshmet dhe duke i komentuar sipas dëshirave të tyre. Ne do t’i bëjmë gjërat me ngadalë. Unë jam e re dhe shumë e ngarkuar me punë”, u shpreh ajo.

Madje edhe për dasmën, Armina tregoi se do të bëhet në Shqipëri por nuk është këtë vit.

“Dasma nuk do të organizohet të këtë vit, por do ta bëjmë shumë afër. Përgatitjet kanë filluar. Dasmën do ta bëjmë në Shqipëri, por jam akoma duke i parë gjërat”.

 

Share With:
Translate »
567 Views