Ndryshe nga bebat e tjerë të showbizzi-t, Fero dhe Arbenita e paskan ndarë mendjen për diçka!

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë bërë prindër për herë të parë para dy ditësh.

Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim. E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale, teksa e dhanë vetë këtë lajm të bukur.

Arbenita ka zbuluar dhuratën e parë që ajo ka marrë. Bukuroshja ka publikuar një foto në InstaStory ku shihet një biberon i personalizuar në ngjyrë rozë, me emrin Nina.

Ndryshe nga disa personazhe të tjerë VIP që s’e kanë pasur aspak problem të tregojnë portretin e fëmijës, Fero dhe Arbenita e kanë ndarë mendjen që s’do të na e tregojnë fytyrën e Ninës. Të paktën tani për tani jo.

Fero ka ndarë në InstaStory një foto të vogëlushes së tij, teksa shkruan krahas saj “Elhamdulilah”. Por ia ka mbuluar fytyrën.

Share With:
Translate »
380 Views