Asfiksohen nxënësit në Dibër, 3 në gjendje të rëndë

Një defekt në kaldajën e shkollës 9-vjeçare në fshatin Shupenzë ka shkaktuar asfiksimin e mbi 40 nxënësve. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Bulqizës. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Nga dëshmitarët në vendngjarje mësohet se gjatë kohës që fëmijët ishin në mësim, teknikët po bënin prova për të vënë në punë kaldajën e re të ngrohjes që punon me pelet. Në ato momente dyshohet se diçka nuk ka funksionuar siç duhet dhe nga kaldaja është çliruar tym ose gaz, detaje këto që natyrisht do t’i zbardhë hetimi. /TCH

Share With:
Translate »
669 Views