Kjo është adoleshentja më e fortë në botë
Një vajzë 16 -vjeçare nga Kalifornia është quajtur si adoleshentja më e fortë në botë pasi çdo ditë i nënshtrohet një stërvitje shumë intensive për të pasur këtë trup. Gjimnastikja eksperte e ushtrimeve më të pabesueshme që keni ndonjëherë, quhet Demi Bagby.
Ajo poston çdo ditë në Instagramin e saj ku ka rreth 381 mijë ndjekës, foto dhe video nga stërvitja e saj e jashtëzakonshme.
Por pas stërvitjeve të saj dhe pasionit të saj për body building fshihet një sekret. Në vitin 2014 Demi pësoi një aksident të tmerrshëm ku thyen shpinën pas një performance si nxitëse tifozësh. Pas 3 muajve e paralizuar, 16-vjeçarja arriti të ngrihej sërish në këmbë falë forces dhe stërvitjes së përditshme.