Ashpërsohen masat për dhunën në familje, dhunuesi nxirret nga banesa menjëherë

Prej 18 Nëntorit hyjnë në fuqi edhe ndryshimet e reja ligjore përsa i përket dhunës brenda familjes. Në ndryshimet e reja ligjore i sigurohen më shumë mbrojtje të dhunuarës duke e larguar menjëherë dhunuesin nga banesa.

“Një grua merr menjëherë ndihmë nga policia, sepse më përpara duhet të prisje urdhrin e gjykatës dhe për fat të keq gjykatat jo herë e zbatonin urdhrin që dhunuesi duhet të dalë nga banesa. Madje edhe në momentin që gjykata i jepte urdhër-mbrojtje gruas duhet të ishte në te njëjtën banesë me dhunuesin”, tha Iris Luarasi.

Por edhe dhunuesit tashmë do i nënshtrohen rehabilitimit.

“Pjesa që shikohet si parësi është rehabilitimi i dhunuesve. Shpërblim për dhunuesit, ulje të dënimit dhe trajtim me psikologë”.

Drejtuese e Linjës së Këshillimit për gra e vajza, Iris luarasi thotë se vitet e fundit dhuna në familje pa pësuar rritje. Por edhe denoncimet nga gratë e dhunuara janë rritur gjithashtu.

Vetëm në vitin 2019, në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar 2555 çështje për zgjidhje martese, shumica prej tyre për dhunë brenda familjes. Ndërsa për vitin 2020, janë 2138 çështje për divorc.

Share With:
Translate »
346 Views