Ata nuk e thonë, por bebet ndjejnë dhimbje njësoj si të rriturit

Truri i bebeve funksionon në mënyrë të ngjashme me atë të të rriturve kur ekspozohen ndaj stimujve që u shkaktojnë dhembje.
Studimi i hulumtuesve të Universitetit të Oksfordit, mori në shqyrtim 10 fëmijë të shëndetshëm të sapo lindur (1-6 ditë jetë) dhe 10 të rritur të shëndetshëm të moshës 23-26 vjeç.
Gjatë studimit, bebet, të shoqëruar nga prindërit dhe stafi klinik, u vendosën në skanerin e Rezonancës Magnetike, ku zakonisht bien të flenë.
Skaneri do të zbulonte ç’ndodhte në trurin e bebeve ndërkohë që ata ngacmoheshin. Në rastin konkret ata ngacmoheshin me një laps butë, mjaftueshëm sa për të mos u zgjuar, në këmbën e tyre.
Më pas skanimet u krahasuan me skanimet e trurit të të rriturve të ekspozuar ndaj së njëjtit ngacmim.
Hulumtuesit zbuluan se të njëjtat zona të trurit që ngacmoheshin tek të rriturit, ishin aktive edhe te bebet.
Skanimet gjithashtu treguan se truri i bebeve ka të njëjtën përgjigje ndaj një ngacmimi të dobët, karshi një ngacmimi 4 herë më të fortë tek të rriturit.
“Studimi ynë tregon se jo vetëm që bebet përjetojnë dhembje, por ajo mund të jetë më e ndjeshme se tek të rriturit,” tha Dr. Rebeccah Slater nga Departamenti i Pediadrisë në Universitetin e Oksfordit.

Share With:
Translate »
594 Views