Aurela Gaçe, “e alarmuar” për vajzën e vogël: “Filloi me të shara”

Shpeshherë Aurela Gaçe publikon foto me vogëlushet e saj në rrjetet sociale, e veçanta e të cilave është se këngëtarja mundohet të paraqesë momentet më gazmore e kulminante me të bijat.

Këtë herë, Aurela ka postuar në Insta Story një foto me vajzën e vogël Abigail, ku ajo duket që ka ngritur dorën njësoj sikur të ishte duke sharë. Ndryshe nga herët e tjera, kur mami Aurela e ka marrë çdo gjë me të qeshur, nga vetë qëndrimi  duket “e shqetësuar” për veprimin e së bijës 7 muajshe.

Bashkangjitur me foton ajo shkruan:

“Filloi edhe e vogla me të shara”, – postim të cilin e ka shoqëruar me emoji të qeshurash, efekt të cilin na e shkaktoi të gjithëve e vogla Abigail, sapo e pamë.

Share With:
Translate »
769 Views