Kujdes me telefonin, kjo adoleshente vdiq prej tij

Një adoleshente ka vdekur pasi e ka zënë korenti ndërsa po karikonte celularin e saj në vaskë. Madison Coe  nga Lubbock ishte shtrirë në vaskë për tu larë dhe kishte marrë celularin me vete. Por ky vendim ka qenë fatal për jetën e 14-vjeçares pasi paisja, e cila ishte në karikim,  ra aksidentalisht në vaskë.  Ngjarja ka ndodhur më 9 korrik dhe ajo ndodhej në shtëpinë e babait të saj në New Mexico janë shprehur familjarët për KCBD. “Kishte një shenjë të djegur në dorën me të cilën kishte kapur celuarin,”-tha gjyshja e saj Donna O’Guinn. “Kjo është një tragjedi që nuk duhet ti ndodhë asnjë njeriu tjetër. Asnjë nuk duhet të përdorë telefonin ndërkohë që është në dush.”

 

Share With:
Translate »
722 Views