Autizmi mund të “lexohet” në sytë e fëmijëve që në ditët e para të jetës

Duke parë në sytë e një bebeje të porsalindur mund të diagnostikohet autizmi. Diagnostikimi shumë kohë para se të shfaqen simptomat e para i hap rrugë një trajtimi më të hershëm e ndoshta edhe më rezultativ.

Studiuesit italianë kanë krahasuar reagimet ndaj stimujve socialë (p.sh. lëvizje të duarve) të 13 fëmijëve të moshës 6-10 ditëshe, të cilët kishin rrezik të lartë të shfaqjes së autizmit (kjo sepse kishin motra ose vëllezër në moshë më të madh, të prekur nga ky çrregullim) dhe 16 të porsalindurve të tjerë me rrezik të ulët.

Diferenca mes dy grupeve ka rezultuar e qartë: bebet me rrezik të lartë humbin shumë shpejt interesin për stimujt socialë, pra lëvizja nuk ndiqej për shumë kohë.

Ndërsa bebet me rrezik të ulët preferonin në mënyrë të qartë stimujt socialë në krahasim me stimujt e tjerë.

Ekipi i studiuesve thotë se kanë ndërmend t’i ndjekin këta fëmijë deri pas vitit të dytë të jetës, për të parë nëse te ata do të shfaqen forma të autizmit.

“Diagnostikimi sa më i hershëm do të thotë ndërhyrje e hershme, pra më shumë shpresë për rezultate pozitive te këta fëmijë”, thonë ata.

Share With:
Translate »
1492 Views