Baba djemsh, Andrra na tregon se si Ayan e vë Sinanin në gjumë

Sinan Hoxha tashmë prej pothuajse 2 muajsh është bërë baba për herë të dytë, me djalin Ayan. Andrra na ka treguar se Sinani është një familjar i përkushtuar në të gjitha drejtimet.

Dhe s’kishte si të mungonte ndryshe edhe kujdesi për fëmijët. Por ditën e sotme, teksa Sinani po qëndronte me të voglin Ayan, i shtrirë në krevat, duket se vogëlushi i ka kënduar një ninullë me belbëzimet e tij. Andrra ka postuar një video teksa Sinanin e ka zënë gjumi me të voglin në krahë.

E po nuk është e lehtë të jesh baba djemsh! Kështu që atë familjen e madhe që dëshiron, mendoje mirë Sinan! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
437 Views