Babai e braktisi në altar: Serena Williams sqaron të vërtetën

Serena Williams tenistja e njohur më në fund ka shpjeguar arsyen pse i ati e “braktisi” në altar në moment të fundit.

Ajo u martua në 16 nëntor të vitit të kaluar me Alexis Ohanian, në një ceremoni madhështore në New Orleans.

Ka qënë dokumentari “ Being Serena”  që zbuloi të vërtetën pse babai i saj dhe ish – trajneri Richard Williams nuk e shoqëroi në altar në ditën e dasmës.

“Ai ishte në New Orleans, kishte blerë kostumin dhe e di që ishte shumë i emocionuar” – shpjegoi ajo në dokumentar.

“Por ai më pas më shkroi dhe më tha: Serena nuk dua që të mërzitesh me mua, nuk mund të të shoqëroj në altar. Nuk jam më vetvetja, jam shumë nervoz” – ka thënë më tej Serena.

Gjithashtu ajo shpjegoi se nuk u zemërua me të atin, por qëndroi e qetë dhe e mbështeti vendimin e tij.

“Ska gjë babi, nëse ti nuk do të vish në dasmë, s’ka problem. Unë nuk jam e mërzitur me ty, kështu që nuk dua që ti të mërzitesh” – ishte përgjigjia e tenistes ndaj babait.

Williams tha se njerëzit e përceptuan ndryshe mos praninë e të atit në dasmë, por ajo e dinte që ai ishte i sëmurë ,që pasi pësoi goditje në zemër në vitin 2016.

 

 

Share With:
Translate »
631 Views