Xhensila në fotot e fundit, e freskët dhe e bukur si një lule maji

Ndan vetëm një muaj e gjysmë para se këngëtarja Xhensila Myrtezaj të bëhet nënë për herë të parë.

Por duket se shtatzënia i ka ecur më së miri këngëtares, e cila vijon shëtitjet dhe aktivitetet e saj, ndonëse është shkëputur nga koncertet.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihet e veshur me një fustan të gjatë portokalli, ndërsa ndodhet te kopshti botanik.

Fustani i lirshëm i mbulon rrumbullakësinë e barkut, ndërsa vlen të thuhet se Xhensila nuk ka shtuar në peshë.

Xhensila dhe Bes Kallaku, në fund të muajit qershor, ose në fillim të muajit korrik, pritet të bëhen prindër për herë të parë, me një vajzë.

Share With:
Translate »
1472 Views