Babai i Alban Skënderaj nuk mësohet dot me mungesën e bashkëshortes, thur të tjera vargje prekëse…

Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët… por sa e vështirë është të vihet në zbatim kjo frazë. Jeta vazhdon edhe pas ikjes së të dashurve tanë dhe babai i këngëtarit Alban Skënderaj, shkrimtari Qerim Skënderaj, po mundohet të ecë përpara, pas vdekjes së të shoqes Afërdita. Përmes disa vargjeve dhe një fotografie nga rinia e tyre në det, ai publikon disa vargje prekëse. Ndërsa Albani dhe tre vëllezërit e tjerë mundohen të ecin përpara me kujtimin e nënës me vete, i mbetur i ve, shkrimtari Qerim Skënderaj e ka të vështirë që të pranojë humbjen e bashkëshortes.

AKULLNAJË

Dje, vendosa dhe shkova në plazh,

Rëra akull, deti ngjyrë gri.

S’mund të shquaja dot asnjë imazh,

Akullnajë…, se mungoje Ti.

Ndërsa këtu mund të gjeni poezinë paraardhëse

Share With:
Translate »
1964 Views