Babai i Gigi Hadid flet për thashethemet e lidhjes së saj me Leo DiCaprion
I vetmi që ka reaguar në lidhje me lajmet e lidhjes së Gigi Hadid me Leo DiCaprion është babai i saj, Mohamed Hadid. Sipas tij, jo. Gigi dhe Leo jane thjesht shokë.
“E takova zotin DiCaprio në St. Tropez katër apo pesë vjet më parë dhe ai është një njeri shumë i mirë. Më pëlqeu ai. Ata janë shokë. Njihen prej disa kohësh. Unë nuk mendoj se kanë një lidhje bashkë. Besoj se janë thjesht miq të mirë. Por vërtet nuk e di. Nuk i komentoj marrëdhëniet personale të vajzës sime. Nuk mund të them se me kë po takohet”, tha në fund duke e lënë sërish një shteg të hapur.
Gigi dhe Leo jane fotografuar disa herë bashkë gjatë muajve të fundit nëpër evente.