Babai i të ndjerës Valbona Vokshi bën gjestin madhështor për të prekurit nga tërmeti

Ramiz Vokshi, shqiptar i cili jeton në Kanada, ka marrë përsipër në shenjë solidariteti që të sjellë në vendlindjen e tij, Mamurras, një autoambulancë në ndihmë të banorëve. Ramiz tre vite më parë në një aksident të rëndë në Kanada, humbi gruan, vajzën dhe mbesën e vogël. Në vitin 2016 teksa po ktheheshin nga një park lojërash, Valbona, 35 vjeç, vajza e saj Isabela 5 vjeçe, dhe bashkëshortja e Ramizit, Xhemile, 55 vjeç, u aksidentuan rëndë me makinë dhe humbën jetën.

Për “tvklan.al”, Ramiz Vokshi shprehet se është ndjerë thellësisht i prekur nga kjo tragjedi. “Ambulanca është dhuratë për komunitetin e Mamurrasit nga Ramiz Vokshi, në emër të tre të ndjerave të familjes Vokshi”, shkruhet në ambulancë. Dorëzimi i kësaj ambulance do të bëhet pranë autoriteteve në Mamurras.

Share With:
Translate »
417 Views