Babai i tij feston ditëlindjen dhe Ylli Limani i bëri urimin më të bukur që mund t’i bëhet një prindi!

Yll Limani është një nga emrat më në zë të muzikës shqiptare, që gjithmonë surprizon me projektet e tij që bëjnë diferencën. Për shkak të zhanrit që lëvron, Ylli është profilizuar si një artist romantik, melankolik që sjell këngë të cilat ia dalin të kthehen në hite edhe pa pasur një videoklip.

Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here detaje nga jeta e tij. Ditën e sotme, babai i këngëtarit të mirënjohur feston 39-vjetorin dhe artisti nuk mund të rrinte pa i bërë një dedikim mjaft special, shoqëruar me nota humori.

“Bab, urime 39-vjetori i ditëlindjes tënde të 18-të hehe… Të du ma së shumti!”, ka shkruar Ylli krahas fotos të së atit.

Për ata që se dinë, babai i Yllit është Mufail Limani, i cili tani është drejtor i RTK-së, por dikur ishte pjesë e grupit të njohur muzikor “Minatori”.

Kujtojmë se Ylli ka premtuar se këtë vit do të publikojë plot 11 këngë. Para disa ditësh ai zbuloi se të 11-ta këngët janë gati dhe tani duhet thjesht që t’i lançojë për publikun.

Nga ana tjetër, kujtojmë se këngëtari ka bërë të ditur pak ditë më parë në rrjetet sociale se që tani e tutje do të jetë në menaxhimin e mikut të tij më të mirë, Bonart Ajvazi.

Më 26 dhjetor 2020 Yll Limani bashkoi forcat me një prej emrave më të suksesshëm të muzikës shqiptare për të sjellë një nga duetet më të bukura si një dhuratë për fundvit. “Mos shko” mban titullin kënga e tyre që është bërë menjëherë virale.
Teksti i këngës është shkruar nga Dafina dhe reperi Elinel, e është pjesë e albumit të këngëtares “Dafinë moj”. Dy këngëtarët janë kujdesur në çdo detaji për videoklipin, ku Dafina shfaqet si gjithnjë me look ekstravagant, kurse Ylli një simpatik i përhershëm.

 

Share With:
Translate »
242 Views