Babai lë të birin në kumar, gruaja i kërkon divorcin

Varësia ndaj kumarit, konsiderohet po aq e rëndë sa varësia ndaj drogës apo alkoolit.

E duket se ky mund të jetë edhe rasti i një babai në Indi, i cili humbi djalin në kumar.

Burri, i identifikuar vetëm me emrin Moshin nga New Dehli, kishte lënë fillimisht të gjithë familjen në kumar, por borxhi iu ul vetëm me një fëmijë, pasi gruaja mori vesh çfarë kishte bërë dhe sigurisht nuk ishte aspak dakord.

Madje kjo e fundit, sipas asaj që shkruan “DailyMail”, për shkak të këtij veprimi u divorcua nga Moshin.
Ngjarja e pazakontë ndodhi në 2015-n, por u bë publike këtë javë, pasi policia më në fund pranoi që të hetonte mbi këtë çështje.

Me kërkesë të gruas, tashmë për këtë çështje kanë nisur edhe hetimet.

Share With:
Translate »
762 Views