Babai “trim” bëhet “gazi i botës”/ Hipën mbi makinë për t’i shpëtuar qenit, ndërsa vajzën e lë fare pranë kafshës | VIDEO

Një video është duke qarkulluar me shpejtësi në rrjete sociale, për shkak të përmbajtjes së saj.

Në pamjet e publikuara shfaqet një baba dhe vajza e tij, të cilët janë kërcënuar së tepërmi nga prania e një qeni të llojit “Pit Bull”.

Ndryshe nga vajza, e cila ndodhej fare pranë qenit, babai “trim”, për t’i shpëtuar një kafshimi të mundshëm zgjodhi që të hipte mbi makinë. Pikërisht kjo zgjedhje ka shkaktuar dhe reagim në rrjete sociale.

Përdorues të shumtë janë shprehur kundër reagimit të babait dhe janë të mendimit se ai në ato momente duhet të vendosej në mbrojte të vajzës.

Ndërkaq, fatmirësisht babë e bijë nuk janë lënduar nga ky incident, pasi pronarja e qenit erdhi në kohë dhe e largoi kafshën nga aty.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videot e mëposhtme.

 

Share With:
Translate »
395 Views