Bandat e drogës të pamëshirshëm, vrasin 5 anëtarë të familjes, mes tyre një 14 vjeçar dhe plagoset një foshnje 8 muajshe

Persona të armatosur në Meksikën veri-qendrore sulmuan një shtëpi dhe vranë pesë anëtarë të familjes. Mediat e huaja raportojnë se nga sulmi ka ngelur i vrarë një djalë 14-vjeçar dhe u plagos një foshnjë 8-muajshe.

Foshnja u dërgua në spital për të trajtuar një plagë me plumb në krah.

Përplasja me armë zjarri dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje mes bandave të përfshira në trafikun e drogës. Në shtëpi u gjet një letër e shkruar me dorë me një mesazh që i referohej një bande droge.

Share With:
Translate »
140 Views