Banesa digjet ndërkohë që anëtarët e familjes ishin në gjumë, 3 prej tyre fëmijë

Shtatë anëtarë të familjes dyshohet se mund të kenë humbur jetën pasi një zjarr i madh ka rënë në shtëpinë e tyre kur ishin në gjumë. David Cuthbertson, 68 vjec vdiq në flakët që depërtuan në shtëpin në orët e para të mëngjesit të sotëm (30 tetor 2017).

Sipas Dailymail, tre fëmijë të grupmoshave 13, 12 dhe 10 vjeç arritën të shpëtonin dhe po trajtohen në spital, por nuk kanë rrezik për jetën. Nga pamjet duket se çatia ka rënë mbi rrënojat e banesës, të cilës i kanë mbetur vetëm muret rrethuese.

Ndërkohë policia po investigon për rastin që ka ndodhur në Llangammarch Wells në Britaninë e Madhe për të gjetur trupat e tjerë të familjes.

Share With:
Translate »
886 Views