Banorja e Big Brother në fund të shtatzënisë, publikon çastet e lumtura me bashkëshortin
Ajo është një prej ish-banoreve të reality show, Big Brother Albania, ku me pjesëmarrjen e saj la gjurmë.
Por ndërsa tashmë është larg ekranit, jeta e Klaudia Veselit po shkon më së miri.
Ajo është martuar dhe ka marrë mbiemrin e të shoqit Arsim Berisha, duke u quajtur Klaudia Berisha.
Por tashmë, ajo ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ku pritet të bëhet nënë për herë të parë.
Kaludia ka publikuar në rrjetet sociale një sërë fotografish për të reflektuar lumturinë nga pritja e ëmbël e një vajze.
Ajo duket mjaft në formë, ku përveç barkut të rrumbullakosur, nuk duket të ketë shtuar kilogramë.