Barnat antidepresivët gjatë shtatzanisë shkaktojnë probleme tek fëmijët
Përdorimi i antidepresivëve gjatë shtatzënisë mund të ketë pasoja te fëmijët. Por këto pasoja nuk shihen që në ditët e para të jetës. Ato kanë të bëjnë kryesisht me çrregullime të të folurit.
Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën “Jama Psychiatry”. Autorët e studimit kanë analizuar të dhënat e regjistrave të lindjes së fëmijëve finlandezë në periudhën 1996-2010, me një kampion prej 56 340 fëmijë.
“Kemi gjetur një lidhje të rrezikut të çrregullimeve në të folur me antidepresivët e përdorur nga nënat gjatë shtatzënisë. Ky rrezik është dukshëm i shtuar te nënat që kanë marrë qoftë edhe vetëm dy konfeksione me ilaçe të tilla, krahasuar me nënat e patrajtuara për depresionin”, thonë autorët.