Bashkia e Tiranës sistemon me banesë në Shkozë gruan dhe fëmijët e saj të shpëtuar nga kampet e luftës në Siri

Bashkia e Tiranës do të sistemojë në një nga banesat sociale në shkozë një prej familjeve e cila është shpëtuar në Siri.

Bëhet fjalë për një grua e cila bashkë me fëmijët e saj është shpëtuar nga kampet e luftës në Siri.

“Fjalë është për një zonjë me shumë fëmijë që është shpëtuar nga kampet e luftës në Siri. Dhe zonja nuk ka familjarë të tjerë. Ne kemi pranuar që do t’i japim asaj një shtëpi në Tiranë dhe më pas me shërbimet sociale do sigurohemi që dhe fëmijët të integrohen, të futen në shkollë”, deklaroi Veliaj.

Bashkia Tiranë ishte e para e cila akomodoi edhe refugjatët e ardhur nga Afganistani.

Share With:
Translate »
143 Views